Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA FUTBOLLI/ Ja roli i ri i Andrea Barzagli tek Juventus për sezonin e ri

Andrea Barzagli deklaroi në fund të sezonit se do të largohej nga futbolli i luajtur, duke pasur një ndarje mesh lotësh me tifozët bardhezi.

Por mesa duket u largua vetëm nga futbolli dhe jo nga Juventusi. Sipas asaj që raporton “La Gazzeta Dello Sport” nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë pjesë e stolit të Juventusit në ndihmë të Sarrit. Para pak kohësh ai mori një propozim nga drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, si fillim ai kërkoi pak kohë për ta menduar, por sipas mediave italiane tashmë ai ka pranuar.Barzagli.Juventus.2018.19.356x237

Barzagli do të zhvillojë një kurs deri në fillim të këtij sezoni më pas do t’i bashkohet stafit të Maurizio Sarri-t. 38-vjeçari  pritet të bëjë detyrën e trajnerit për pozicionin e mbrojtjes. Gjithashtu detyra e tij do të jetë mbi të gjitha për të ruajtur fijet e vazhdimësisë midis menaxhmentit të vjetër dhe të ri.

Related posts

”LUFTETARI”, Ndoj shënon një supergol për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij në Itali (VIDEO)

Sadik.Autor

“URIME!”/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës

Delo.autor

“Ç’MU DESH MILAN?!” Boban i surprizon të gjithë me deklaratën: Ja çfarë ndodhi me Giampaolon

Delo.autor

Leave a Comment