Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Starova kërkon pikët e para të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

LAÇI-SKËNDERBEU ORA 16:00

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Ignjatoviç, Gjoni, Fangaj, Domgjoni, Shehu, Lushkja, Turkaj, Xhixha, Berisha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

bandicam 2019-08-28 15-33-46-183

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Dita, Pollozhani, Meksi, Muzaka, Taipi, Bregu, Gripshi, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

bandicam 2019-08-28 15-32-56-033

PANORAMASPORT.AL

Related posts

CONTE ZYRTARIZON LISTËN/ Ja të grumbulluarit e Interit në Champions, përjashtohen…

Delo.autor

Edgar ÇANI jashtë planeve për Europën, zëdhënësi për shtyp tregon arsyen

Isa.Autor

Ndryshim planesh për portierin, Flamurtiari “vëzhgon” ish-kampionin e Superiores

Isa.Autor

Leave a Comment