Futboll Sport

SUPERLIGA/ Superkupa “Skënderbeu-Laçi” ngre siparin e sezonit të ri

Sezoni i ri do të startojë me të njëjtën përballje që u mbyll i vjetri. Më 27 maj Skënderbeu dhe Laçi diskutonin finalen e Kupës së Shqipërisë, vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të korçarëve si kampionë të vendit.

Të dielën e 12 gushtit, dueli do të përsëritet, kësaj radhe për Superkupën e Shqipërisë dhe me ndryshimin që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Dy skuadrat vijnë në këtë përballje të parë të sezonit në mënyra të ndryshme, me situata të pa përjetuara më parë.

Korçarët fitues të Kupës dhe kampionatit, u dënuan nga UEFA për mospjesëmarrje në kompeticionet e saj, dhe me luftën në dyert e gjyqit, kanë ndryshuar shumë edhe në organikë.

Për shumë vite ishin ekipi më i lakmuar, ndërkohë që këtë sezon e nisin me largime të shumta nga skuadra dhe me të rinj premtues që presin të afirmohen. Në krahun tjetër Laçi për herë të parë në histori kaloi një tur në kompeticionet e UEFA-s, edhe pse nga ekipi që siguroi finalen e Kupës sezonin e kaluar, janë larguar shumë lojtarë.

Në stolat respektivë do të kemi debutime, pasi për Orges Shehin nis një aventurë e re pas asaj të lavdishme si sportist, ndërkohë që për Mergjyshin kjo është një sfidë e re tek një skuadër që pavarësisht se e vogël në letër, ka gjithmonë ambicie të mëdha.

Të dielën Skënderbeu–Laçi do të ngrejë siparin e sezonit të ri, me transmetimin e sfidës që do të vijë drejtpërdrejtë në Supersport, në orën 19:45.

Related posts

ARRITI TË FITONTE SUPERKUPËN E EUROPËS/ Shikoni si tifozi dëmton heroin e finales gjatë festimeve (VIDEO)

Delo.autor

S’KA TË PAPREKSHËM/ Nga Pioli te skuadra dhe Maldini, pronarët e rinj të Milanit planifikojnë të ardhmen

F.autor

LIVE/ Kamza-Partizani: Zisi e bën “autostradë”, Ibrahimi “spektator”. Kamza rrezikon në të majtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment