Champions League Futboll Sport

U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Shaqiri po përjeton mrekullinë: Kam fjetur vetëm 2 orë gjumë

Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Për këtë triumf, Liverpooli festoi sot në rrugët e qytetit me mijëra tifozë dhe natyrisht këtë e kanë shijuar edhe futbollistët, një ndër ta edhe Shaqiri.

Nga autobusi ku festuan për të paktën 3 orë, Shaqiri tha për festën: “Është e mrekullueshme. Nuk prisja kaq shumë njerëz, është thjesht fantastike se sa shumë e duan këtë klub. Jemi të lumtur për titullin.

Vetëm sa fituam një titull të mrekullueshëm dhe duhet të festojmë me tifozët, sepse nuk ndodh shpesh të fitosh këtë trofe. Jam i lumtur, siç mund ta shihni të gjithë janë të lumtur. Jam duke e shijuar këtë atmosferë dhe do ta mbajë mend për një kohë të gjatë.

Kam fjetur vetëm 2 orë. Por më duket që kam fjetur shumë, sepse po festojmë një trofe fantastik. Jam i lumtur, kështu që mund të festoj një javë pa fjetur”.

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldinho arrestohet përsëri, dërgohet në burg të sigurisë së lartë! (FOTO)

Delo.autor

Oferta me “një mal me para” nga Kina, Iniesta “joshet” nga aziatikët

Sadik.Autor

Etrit BERISHA NUK frikësohet nga Izraeli: Barazimi nuk është keq, Skocia prova vendimtare

Isa.Autor

Leave a Comment