Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri në historinë e futbollit

Liverpooli ka fituar për herë të gjashtë Ligën e Kampionëve, apo garën më të rëndësishme për klube. Pjesë e skuadrës angleze është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili paraqitet për Zvicrën. Kjo është hera e dytë që Shaqiri e fiton garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që e ka fituar këtë garë. Tashmë është edhe futbollisti i parë zviceran që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Herën e parë e kishte fituar sa ishte pjesë e Bayern Munichut, më 2003.

Sa për ironi të fatit, ai nuk luajti në asnjërën finale, edhe pse ka dhënë kontribut gjatës rrugës deri në finale. Xherdani është 27-vjeçar dhe mund të fitojë sërish këtë garë.

Related posts

PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Ramos merr dhuratën më “qesharake” në Egjipt! (FOTO)

Delo.autor

Provokohet keq nga një fanse NUDO/ Futbollisti: Kisha GRUAN në stadium prandaj nuk…

Isa.Autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Cagliari – Milan, SURPRIZON Gattuso

Q.Autor

Leave a Comment