Futboll Sport

U ZYRTARIZUA TEK APOLONIA/ Dinamo “kujtohet” dhe e shkarkon, ja shkaku

Përpos dështimeve në fushë, Dinamo e këtij sezoni po tregon limite edhe në aspektin organizativ.

Edhe pse ka pothuajse 24 orë që Artan Mërgjyshi është prezantuar përpara futbollistëve të Apolonisë, skuadër që do e drejtojë që prej sezonit të ardhshëm, zyra për shtyp e klubi kryeqytetas tani është kujtuar se Mërgjyshi kishte një kontratë me ta.

Pak orë më parë, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, klubi Dinamo ka pohuar se Mërgjyshi nuk do të jetë më në postin e drejtorit teknik të klubit për shkak se ka firmosur me një tjetër skuadër.

“Pas 6 muajsh në klubin blu, ish futbollisti dhe trajneri Dinamovit, që mbante sëfundmi postin e drejtorit teknik në ekip, ka zgjedhur të largohet, duke pranuar ofertën e një tjetër skuadre për ta trajnuar në kategorinë e parë.”-thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse ky veprim ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë së klubit blu, apo është një gabim i zyrtarit që menaxhon rrjetet sociale të skuadrës kryeqytetase.

Related posts

U LA NË STOL NË NDESHJEN KUNDËR FIORENTINAS/ Vëllai i Paulo Dybalas i dërgon një mesazh drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” (FOTO)

Delo.autor

“PROJEKT MADHOR, KUR KRAHASON ME FILLIMET E MIA…”/ De Biasi viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

Delo.autor

ASNJË HUMBJE NË 5 NDESHJET E FUNDIT NDAJ TIRANËS/ Martini ka vetëm një dilemë për formacionin e Teutës

Delo.autor

Leave a Comment