Futboll La Liga Sport

URON MIRËSEARDHJEN BLERJES SË MADHE/ Carvajal e thotë emrin: Real Madridit i duhet një lojtar si…

Real Madrid është shumë pranë transferimit Eden Hazardit, ndërsa mbrojtësi i madrilenëve, Dani Carvajal i uron mirëseardhjen sulmuesit belg.

“Ylli” i Chelseas në ditët e ardhshme pritet që të prezantohet te skuadra spanjolle, ndërsa mbrojtësit ka thënë se Hazard është një lojtar që mund të përshtatet shumë lehtë në ligën e Spanjës.

“Hazard mund të jap shumë gjëra për sulmin tonë. Ai është një lojtar që e dëshiron topin dhe nuk fshihet në fushë”, ka thënë Carvajal në një intervistë për El Larguero .

“Unë ende nuk e di nëse ka ndodnjë marrëveshje apo jo, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Një lojtar si Hazard i duhet Real Madridit”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Real Madridit.

Chelsea i ka bërë të qartë Realit që për të blerë kartonin e Hazard duhet të derdhë në arkat e klubit londinez plot 120 milionë euro.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Reportazhi i gazetës spanjolle për Derbin e Kryeqytetit, e quan… ndeshja e bunkerëve

Delo.autor

DIKUR LUANTE PËR MILANIN/ I etiketuar si TALENT, sot bën DJ dhe ka lënë…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Jesus përmbys i vetëm rezultatin, ja çfarë bën ai (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment