Futboll Premier League Sport

VAZHDON GARA LIVERPOOL-CITY NË VERË/ Klubet shfaqin interes për yllin francez…

Mançester Siti dhe Liverpuli këtë sezon i dhuruan futbollit një garë të jashtëzakonshme deri në javën e fundit të Premier Ligës.

Por, klubet duket se nuk kanë ndërmend ta lënë me kaq garën dhe do të vazhdojnë gjatë verës të konkurrojnë njëra-tjetrën.

Këtë herë nuk do të jetë motiv kampionati, por francezi Nabil Fekir. Siç raporton “Daily Express”, të dyja skuadrat kanë nisur interesin për lojtarin e Lionit.

25-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Franca dhe Premier Liga është një destinacion perfekt për të. Fekir luan si mesfushor i avancuar, ose si një sulmues i fshehur dhe lehtëson shumë trajnerët me aftësitë e tij adoptuese.

Duke kaluar në Premier Ligë, Fekir kërkon dhe rikthimin si titullar në Kombëtare, ku deri tani ka bërë 21 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Related posts

TURNEU I BAMIRËSISË/ “Azurrët” e De Biasit mposhtin Greqinë në finale dhe fitojnë trofeun

Delo.autor

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë talentin 19-vjeçar të klubit francez…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Austri. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment