Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON TË FORCOJË EKIPIN/ Kukësi siguruar dy afrime në repartin e mbrojtjes, ja emrat

Kukësi vazhdon të forcojë ekipin, para ndeshjeve në Kupat e Europës. Klubi verilindor, ka siguruar edhe dy afrime të reja në repartin e mbrojtjes.

I pari, bëhet fjalë për mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Tome Kitanovski. Siç e kishte paralajmëruar dhe “Panorama Sport” ditën e sotme, pas negociatave rreth termave financiarë, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe ai do të jetë shumë shpejt pjesë e ekipit nënkampion.

Lulaj Skenderbeu

Afrimi tjetër në repartin e mbrojtjes, është Bruno Lulaj, i cili vjen nga një rival si Skënderbeu. Mbrojtësi i qendrës, cilësohet si një afrim me vlera në mbrojtje, për të mbajtur peshën e një sezoni të gjatë. 24-vjeçari, në sezonin e  fundit luajti vetëm 12 takime, për një total prej 476 minutash.

Related posts

ÇMENDURIA NË CËRRIK/ Policia jep detajet: Arrestuam në flagrancë lojtarin dhe…

Delo.autor

PAS SUKSESIT ME AJAX/ Van de Beek është “plani B” i Real Madridit

Delo.autor

Renato Arapi: Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, ndoshta kthehem në Shqipëri

Q.Autor

Leave a Comment