Futboll La Liga Sport

“KATALANASIT” DHE ATLETICO E DUAN NË KLUB/ Chelsea refuzon për yllin e ekipit ofertën prej…

Çelsi po kalon një moment shumë të vështirë. Hazard dhe Sarri janë larguar, merkatoja është e bllokuar dhe disa futbollistë kërkojnë të ikin, kjo është situata në klubin londinez.

Këtë herë siç raporton “Sky Sports”, lojtari tjetër që kërkon largimin është Uillian. Braziliani nuk ishte një nga zgjedhjet e para të Sarrit dhe kështu ai nuk do të vazhdojë më në Londër dhe pas ikjes së italianit.

Siç bën me dije kjo media, Atletiko dhe Barcelona i kanë ofruar Çelsit 40 milionë euro për sulmuesin brazilian, oferta që janë refuzuar menjëherë nga londinezët.

Edhe pse kontrata e tij përfundon verën tjetër dhe klubi rrezikon mos të marrë asnjë qindarkë nga kartoni i tij, mungesat e mëdha që ka skuadra i detyrojnë anglezët të refuzojnë çdo ofertë.

Related posts

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

4 GOLA NË 19 NDESHJE KËTË SEZON/ I skadon kontrata në verë, ja vendimi që merr mesfushori Di Maria për të ardhmen…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Shqipëri, ndero himnin dhe stadiumin e ri me “Gjelat”

Delo.autor

Leave a Comment