Futboll Ligue 1 Sport

VITI I ERRËT PËR YLLIN BRAZILIAN/ PSG-ja deklaratë zyrtare për dëmtimin e rëndë të Neymarit, ja reagimi (FOTO)

Paris Saint-Germaini ka bërë të ditur se klubi francez do ta vlerësojë gjendjen shëndetësore të Neymarit, pasi braziliani pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore kundër Katarit.

Stafi mjekësor i Brazilit tha se Neymar pësoi një raumë të rëndë në ligamentin e këmbës së djathtë dhe për pasojë ai do të humbë Kupën e Amerikës.

“Neymar ka pësuar një ndrydhje serioze në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi do të kryejë testet mjekësore pas 72 orësh për të përcaktuar procesin e rehabilitimit”, lexohet në komunikatën e PSG-së.

“Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit do të vlerësohet edhe nga departamenti mjekësor i klubit gjatë 24 orëve të ardhshme për ta caktuar procesin rehabilitues dhe kohën e nevojshme për rikuperim”, thuhet në deklaratën zyrtare të PSG-së.

Related posts

LEAO ENDE NË DYSHIM/ Allegri projekton formacionin anti Napoli

F.autor

E zbulon miku i belgut: Eden Hazard do ta zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi

Isa.Autor

Muzaka: Derbi nuk na intereson shumë. Nuk do e bëja gjumin e qetë, nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment