Futboll Seria A Sport

KËRKON ZËVENDËSUESIN E KOULIBALY/ Tjetër shqiptar te Napoli? Gattuso do një qendërmbrojtës

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, duket i përgatitur për largimin e Kalidou Koulibaly, prandaj po mendon për zëvendësimin e tij. Numri një i stolit ka hedhur sytë në Angli, për të rrëmbyer Shkodran Mustafin.

Nicolo Shcira shkruan se napolitanët po mendojnë futbollistin shqiptar, por duket i çuditshëm një lajm i tillë. Mbrojtësi kampion bote është i dëmtuar dhe do kohë për t’u rikuperuar.

Kontrata e Mustafit skadon në vitin 2021 dhe ai fiton një rrogë të majme prej 4.5 milion eurosh në vit. Shifër që Napoli nuk mund ta përballojë, por me shumë mundësi po përgatisin një lëvizje të tillë për merkaton e janarit.

Related posts

Liverpooli rikthehet në Angli/ Shikoni gjendjen e Mohamed Salah (VIDEO)

Sadik.Autor

“PSE KA FRIKË FSHF?” Kandidati Shakohoxha shpërthen në akuza: Po trukohen zgjedhjet

F.autor

Premier League/ Përfundojnë ndeshjet, njihuni me rezultatet

Q.Autor

Leave a Comment