Futboll Kategoria Superiore Sport

ZGJIDH PROBLEMIN NË REPARTIN E SULMIT/ Teuta firmos me “bomberin” 28-vjeçar nga Mali i Zi, ja përfitimet

Teuta e gjen në Malin e Zi “bomberin” që i duhet për të zgjidhur “hallet” në sulm.

Klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e gjashtë të merkatos së verës, 28-vjeçarin Darko Nikac.

Gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar ai ka qenë pjesë e Iskras, ku ka shpërthyer me 12 gola në 17 ndeshje të kampionatit.

Statistikat e muajve të fundit japin shpresë për zgjidhjen e problemeve në fazën e avancuar të “Djemve të Detit”, pas largimit të Amadou Latif.

Më herët me Teutën kanë firmosur emra të rëndësishëm si Rustem Hoxha, Bllagoje Todorowski, Albano Aleksi apo Arlind Kalaja.

Në ambientet e klubit durrsak, sulmuesi u prezantua nga drejtuesi i klubit të Teutës, Ardian Bardhi.

Pas prezantimit, Nikac pritet që të udhëtojë drejt Bullgarisë, aty ku edhe ekipi i Bledi Shkëmbit po kryen aktualisht fazën përgatitore, për ndeshjet në Europa League ndaj ekipit të Ventspils.

Malazezi, bashkë me Tomislav Bushic, pritet që të mbajë peshën e sulmit për Teutën gjatë sezonit të ri.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Zhbllokohen sfidat. PSV shokon Totenhemin (VIDEO)

Isa.Autor

Oostende firmos me talentin e Shqipërisë, lëvizja e radhës e Qormemetit

Sadik.Autor

E RRALLË/ Ka HUMBUR sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit…

Isa.Autor

Leave a Comment