Futboll Sport

ZHGËNJEU TE UNITED/ Depay zbulon fajtorin për dështimin

I larguar nga Manchester United në vitin 2017, pas dy viteve zhgënjim, ylli holandez, Memphis Depay, vetëm tani ka rrëfyer arsyen e dështimit të tij në “Old Trafford” duke mos kursyer atë që sipas tij është fajtori i vërtetë.

Depay shënoi vetëm 7 gola për “Djajt e Kuq” në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që te Lyon holandezi ka rigjetur suksesin me 19 gola dhe 13 asiste në 36 ndeshje, që në sezonin e tij të parë të plotë në Ligue 1.

Referuar “Daily Mail”, teksa rikthen në kujtesë aventurën e tij në Premier League, Depay shkruan: “Ishte torturuese, unë nuk arrita nivelin tim normal. Liria ime në fushë ishte kufizuar. Duke bërë atë do të thotë që kufizon cilësitë e mia kryesore”.

“Te PSV kisha lirinë të kërkoja për hapësira sulmuese dhe të ndiqja instiktin. Te United u turbullova. Duhej të ndiqja urdhërat taktik të Van Gaal, përndryshe me siguri do të humbisja vendin në ekip. Van Gaal nuk i pëlqen lojtarët që nuk ndjekin urdhërat e tij”, vijoi ylli i Lyon.

“Ndërkohë, nuk mund të jepja më të mirën time. Nuk e kuptoja: më blenë për cilësitë specifike që panë të shfaqja te PSV dhe kombëtarja e Holandës. Më pas, më vendos të luaj në një rol në të cilin nuk mund të luaj më në atë mënyrë. Për mua ishte shumë ngatërruese”, përfundoi Depay, duke fajësuar tërësisht ish-trajnerin e Manchester United, Van Gaal.

Related posts

VRIONI NË QIELLIN E SHTATË/ Fiton “Këpucën e Artë” në Austri

F.autor

SHËNON “ALLA MESSI”/ E pabesueshme çfarë bën Ribery ndeshjen e fundit me Bayern (VIDEO)

Delo.autor

A JEPET I NJËJTI DËNIM PËR CR7 SI NË RASTIN E SIMEONES? Avokati i drejtësisë spotive shpjegon veprimin e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment