Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E LEROY SANE TEK “BAVAREZËT”/ Manchester City kërkon një shifër të “çmendur” prej…

Leroy Sane lidhet ngushtë me një kalim tek skuadra e Bayern Munich, dhe tratativat vazhdojnë akoma.  Pengesë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje është bërë çmimi që i ka vendosur Manchester City lojtarit.

City ka vendosur një çmim të kripur prej 145 milion stërlinash për futbollistin, ndërsa kampionët e gjermanisë synojnë që ta ulin çmimin në 100 milion stërlina raporton “The Sun”.

Dhe për këtë situatë të krijuar nga ekipi bavarez skuadra fituese e dy herë radhazi e Premier League ka mbetur shumë e zemëruar.

Nëse Bayern Muncih do të paguajë përfundimisht shifrën e madhe që kërkojnë “qytetarët”, atëherë Sane do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta në histori.

Image

© SYRI.net

Related posts

Sfidë vendimtare ndaj Napolit, Milani ka disa çështje që e shqetësojnë

Sadik.Autor

“SHKATËRROHET” ROMA/ Finalizim i përsosur për “Vjolët”, siguron gjysëmfinalen e Kupës së Italisë

Delo.autor

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Legjenda e Interit: Nga këto dy shenja e kuptova se do të nisnin vuajtjet…

Delo.autor

Leave a Comment