Futboll Premier League Sport

AKUZOHEJ SE E MBANTE SARRI ME HATËR/ Mesfushori i Chelseat: Nuk e kam shok, ai iku ndërsa unë…

Aventura e Sarrit te Çelsi, ishte jo pak e çuditshme duke qenë se trajneri italian e ka pasur gjithmonë të ardhmen në dyshim, megjithëse në fund arriti të fitonte Ligën e Europës. Ky trofe, nuk e mbajti sërish si trajner të Çelsit, duke bërë që të largohet për të marrë drejtimin e Juventusit.

Me ardhjen e Sarrit në krye të stolit të Çelsit, u afruan edhe disa futbollistë e Zhorzhinjo, ishte dëshira e madhe e trajnerit italian. Mesfushori me të cilin Sarri kishte punuar edhe te Napoli, u akuzua shpesh herë se ishte i preferuari i Sarrit dhe se luante edhe pa qenë në formë të mirë. Një akuzë i erdhi nga Fabregas, por në një intervistë për mediat, Zhorzhinjo u shpreh se nuk e ka shok Sarrin.

“Sarri ishte menaxheri im, por jo shoku im. Kemi punuar së bashku për 4 vite ndërsa tani është një faqe e re, një kapitur i ri, një tjetër kohë në jetë time. Tani do të shoh vetëm para. Sarri u largua ndërsa unë qëndrova dhe dua të bëj punën time te Çelsi, pasi kam një kontratë për 4 vite të tjera dhe shpresoj të qëndroj sa më shumë”, u shpreh Zhorzhino.

Related posts

Formacionet zyrtare: Leganes – Real Madrid

Q.Autor

United rivalizon Cityn edhe në merkato, Mourinho hidhet në sulm për mesfushorin e Nice

Q.Autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment