Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Plas te Ferrari, Vettel polemika me drejtuesit pas garës së Austrisë

Sezoni 2020 në Formula 1 ka nisur jo mirë për Sebastian Vettel. Piloti gjerman i Ferrarit u rendit i 10-ti në garën e hapjes së zhvilluar në Austri. Ai ishte protagonist edhe një i incidenti që pati me Carlos Sainz, pilotin që do t’i zërë vendin te “kokëkuqja” sezonin e ardhshëm.

Vettel ka shprehur pakënaqësinë e tij për njëvendëshen italiane. “Makina ishte e vështirë për t’u pilotuar, por gara ime u shkatërrua nga ai episod. Jam i kënaqur që u rrotullova vetëm një herë, pasi mund të isha përplasur edhe më keq”, tha Vettel.

I pakënaqur nga gara e gjermanit ishte drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto: “Humbëm shumë pikë në këtë garë me Vettel, ndërkohë që Red Bull nuk bëri asnjë pikë. Ishte një garë ku mund të korrnim më shumë pikë, por Sebastian bëri një gabim. Thotë që makina nuk ishte e mirë, por kur një pilot flet kështu ka tendencë për të gabuar në pistë. Mund të ishte paraqitur më mirë”.

Related posts

INTER-ROMA/ Pas një assit perfekt nga Darmian, mesfushori Brozovic ndëshkon “Verdhekuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

BUXHET I FRIKSHËM I REAL MADRID/ 400 milionë euro për t’u bërë “galaktik”, ja përforcimet e bujshme

Delo.autor

Presidenti i PSG-së i ndez spekulimet për largimin e Neymarit: Askush s’është më i madh se klubi

Sadik.Autor

Leave a Comment