Futboll Shqipëri Sport

ARRIHET MARRËVESHJE/ Eros Grezda transferohet në Francë tek klubi…

Eros Grezda, u bashkua me ekipin e Glasgow Rangers, vitin e kaluar për shumën e 2 milion eurove nga skuadra e Osijekut.

Por ekipi skocez nuk u bind nga futbollisti shqiptarë dhe për këtë arsye Grezda do të nisi një aventurë të re.

Klubi i Brest i sapo kthyer në elitën e franceze ka arritur akordin me Rangers për transferimin e gjakovarit, për shumën e 1.5 milion eurove.

Nga ana tjetër Grezdën e pret një  një kontratë 4-vjeçare sipas ‘The Sun’.

Lojtari ka fluturuar drejt Francës për të mbyllur gjithçka dhe për të zyrtarizuar transferimin e tij në League 1.

Trajneri Xherard, e pranoi se shqiptari nuk është më pjesë të planeve të tij, ndërsa i uron fat për aventurën e re.

“Mendoj se kampionati këtu ishte shumë i fortë për të, por talenti nuk i mungon Grezdës. Nuk kam dyshime që mund të transferohet në një kampionat tjetër, me një skuadër dhe trajner që mund t’i përshtaten stilit të tij”, theksoi legjenda e Liverpulit.

Related posts

BOTËROIRI 2022/ I mjaftojnë 6 minuta lojë, Maguire ndëshkon me kokë San Marinon (VIDEO)

Delo.autor

“SHKARKON” TEKNIKUN FLICK/ Mesfushori Gnabry: Ai do të ishte një trajner fantastik për Bayern-in

Delo.autor

MILAN KATASTROFAL/ Quagriarella kalon në avantazh Sampin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment