Futboll La Liga Sport

AVENTURA E CANSELOS TEK JUVENTUS DREJT FUNDIT/ Futet në garë për 22-vjeçarin gjigantët spanjollë…

Aventura e Joao Cancelos te Juventusi është e destinuar të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi ndonëse ka nisur grumbullimin nën urdhrat e Sarrit, portugezi nuk bën pjesë në projektin e klubit dhe pret të mësojë destinacionin e ri.

Fillimisht ishte Manchester City që tentoi të marrë në Angli mbrojtësin e djathtë, por oferta prej 45 milionë eurosh e anglezëve, ishte shumë larg 60 milionëve të pretenduara nga Juventusi, që një vit më parë shpenzoi vetëm 40 për ta marrë nga Valencia.

Së fundi në garë për shërbimet e Joao Cancelos është hedhur Barcelona, që nuk është bindur nga Semedo dhe kërkon pikërisht ish mbrojtësin e Valencias, për t’i besuar korsinë e djathtë, duke qenë e bindur te shpejtësia dhe teknika e lartë e tij.

Klubi katalan ka kërkuar informacionet e para mbi mundësinë e transferimit të Cancelos dhe ka gjetur gatishmërinë e Juventusit për të negociuar, por ende nuk dihet gatishmëria e spanjollëve për të paguar 60 milionë eurot e kërkuar nga bardhezsinjtë.

Related posts

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL NUK DI TË NDALET/ Pas një aksioni të nisur nga Xhaka, talenti Saka ndëshkon Chelsea me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment