Futboll Seria A Sport

CONTE E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Ja oferta e fundit të Inter për sulmuesin Dzeko

Boshnjaku prej kohësh ka qenë në kontakte me ziklatërit, por akoma nuk po arrijnë një akord me Romën. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Interi dhe Roma kanë nisur përsëri bisedimet për 33-vjeçarin. Edin Xheko është një nga emrat që përflitet se do të transferohet tek Interi këtë verë, por palët nuk po arrijnë një marrëveshje.

Nëse më përpara verdhekuqtë kërkonin 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, dhe Interi nuk ofronte më shumë se 10 milionë euro. Tani situata ka ndyshuar, për shkak se kryeqytetasit kanë ulur pretendimet e tyre në 18 milionë euro, dhe ziklatërit kanë rritur ofertën në 12 milionë euro, pra është një diferencë prej 6 milionë eurosh.Xheko

Është pikërisht Antonio Konte që po shtyn, për të firmosur me lojtarin, sepse e do me çdo kusht në skuadër në përgatitjet para sezonle që do zhvillojë në Azi. Gjithsesi marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejt, dhe sulmuesi do të trasferohet në Milano.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Mc GREGOR e sfidon sërish, KHABIB: A të thashë që në 6 tetor do të…

Isa.Autor

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

BOMBA E VERËS/ Cristiano Ronaldo drejt transferimit në Gjermani te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment