Gossip

HARROJENI “BOMBËN” E CHAMPIONSIT/ Tashmë në fushë hyn edhe nëna e “Vitaly” (FOTO)

Pasi e dashura e tij, Kinsey Wolanski, hyri në finalen e Champions League dhe pasi dështuan ta bëjnë të njëjtën gjë në finalen e Copa America, tashmë janë rikthyer të bëjnë të njëjtën gjë në një tjetër finale.

Anglia dhe Zelanda e Re po përballen në finalen e kriketit për vitin 2019 në Indi dhe këtë herë ka qenë një tjetër femër që ka dalë në fushë me mbishkrimin “Vitaly Uncensored”.

Image

Quhet Elena Zdorovetskiy dhe është nëna e Vitaly, e cila ka dalë në fushë, por vetëm për pak metra sepse rojet e sigurisë e kanë kapur shumë shpejt atë dhe e kanë nxjerrë jashtë nga krahët.

Epo tashmë trendi është krijuar dhe çdo kompani mund të tentojë të marrë famë në këtë formë. Gjë të cilën Vitaly e ka bërë precedent kur zbriti vetë në fushë në finalen e Kupës së Botës në Brazil, e bëri e dashura e tij në finalen e Champions League dhe tani e bëri edhe nëna e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Related posts

TRADHTIA QË TRAZOI BOTËN E FUTBOLLIT/ Wanda: Si i gjeta mesazhet në telefonin e Icardit dhe çfarë i thashë Chinës

Delo.autor

E BUJSHME/ Barbora paraprin Shkrinjarin dhe shijon diellin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

KALENDAR NUDO? Ish-bashkëshortja e Buffonit përgjigjet me klas: Në moshën time…

Delo.autor

Leave a Comment