Futboll Seria A Sport

“CONTE ËSHTË NJËSOJ ME SIMEONEN”/ Flet Godin: Kam marrë ofertë nga Juventus, por…

Diego Godin u transferua tek Interi këtë verë si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Atletiko Madridin përfundoi në fund të sezonit.

Mbrojtësi uruguaian ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku shprehet: “Zgjodha Interin, sepse ishin më të interesuar se klubet e tjera. Më treguan projektin e tyre, i cili më pëlqeu dhe tani jam gati për t’i ndihmuar. Kam marrë oferta më parë nga Juventusi, Junajtid dhe Siti, por kam pasur kontratë me Atletikon dhe nuk e mendoja largimin, ndërsa këtë vit kontrata përfundoi dhe vendosa të vij këtu.”, u shpreh mbrojtësi.FN

Ai gjithashtu foli edhe të dy trajnerët, Konten dhe Simeonen: “Konte me të vërtetë është i njëjtë si Simeone. Ata e përjetojnë futbollin me të njëjtin pasion, përqëndrohen në detaje dhe marrin më të mirën nga lojtarët e tyre. E pranoj që Simeone më ka folur shumë për Interin, ai më tha që zikltërit ishin klubi më i madh që kishte njohur, me tifozë të pasionuar.”, mbylli intervistën Godin.

Related posts

INTER, MAKINË GOLASH ME KOKË! De Vrij ndëshkon Romën (VIDEO)

Delo.autor

“Kupa e Botës 2010 ishte aq e mërzitshme saqë pashë DVD-në e dasmës së Rooney-t nga fillimi deri në fund”

Sadik.Autor

Penallti me VAR, Italia ndal Anglinë në ‘Wembley’

Sadik.Autor

Leave a Comment