Futboll Seria A Sport

DËSHIRON TË FORCOJË EKIPIN PËR SEZONIN E RI/ Ja plani rezervë që Inter ka për Edin Dzeko

Interi dëshiron të ketë një skuadër të fortë për vitin e ardhshëm, dhe drejtuesit po punojnë për të përforcuar grupin.

Një nga objektivat është lojtari i Romës, Edin Dzeko. Për sulmuesin boshnjak zikaltrit kanë ofruar 12 milionë euro, por Roma nuk heq dorë nga kërkesat prej 20 milionë euro, që kanë për sulmuesin e tyre.

Interi nuk ka ndërmend të paguajë një shumë prej 20 milionë eurosh dhe në rast se Roma nuk bën ulje do të kalojnë në një plan B.

Sipas asaj që shkruan “Il Corriere della Sera”, plani i zikaltërve është të heqin dorë këtë merkato nga Dzeko dhe ta transferojnë në merkaton e janarit, kur atij i skadon kontrata me kryeqytetasit, dhe mund të largohet si një lojtar i lirë.

Related posts

SHËNOI DY GOLA/ E gjithë bota po tallet me atë çfarë i ndodhi Ibrahimovicit (VIDEO)

F.autor

PSG RRIT OFERTËN/ 80 milionë euro për mesfushorin brazilian që luan në Serinë A

Delo.autor

Kapiteni i Vllaznisë akuzon rëndë drejtuesit pas rënies nga kategoria: Ja kush ka punuar kundër nesh

Sadik.Autor

Leave a Comment