Futboll La Liga Sport

DITA E PARË E MUAJIT KORRIK/ Nga Barcelona largohen 4 futbollistë, ja emrat

Në ditën e parë të korrikut, Barcelona ka mbetur pa katër futbollistë.

Kontratat u mbaruan Thomas Vermaelenit dhe Douglas Pereiras dhe atyre nuk u ofrua një e re. Edhe Jeison Murillos dhe Kevin-Prince Boateng u ka mbaruar periudha e huazimit dhe do të kthehen në skuadrat e tyre.

Vermaelen pasi u transferua nga Arsenali në vitin 2014, pati probleme të mëdha me lëndimet dhe në katër sezone zhvilloi vetëm 52 paraqitje për klubin katalunas dhe kaloi një sezon në huazim te Roma.

Douglas arriti në të njëjtin vit si mbrojtësi belg, por luajti edhe më pak te blaugranat – vetëm tetë ndeshje.

Pas një serie lëndimesh me mbrojtësit, kampioni spanjoll transferoi në formë huazimi Murillon, por kolumbiani ka veshur vetëm në katër raste fanellën e Barcës dhe tani u kthye te Valencia.

Boateng zhvilloi sezon pozitiv por një informacion interesant erdhi nga Italia. Sassuolo, klubi me të cilin ka kontratë, pret që Barcelona ta blejë kontratën e mesfushorit me tipare sulmuese.

Related posts

Ranieri: Maurizio Sarri do të ketë sukses te Chelsea

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Merret vendimi për Gonzalez dhe Neymar pas akuzave homofobike dhe raciste

Delo.autor

“E KE PARË SA MIRË DUKESH ME FANELLËN E…”/ Tlaxcala lajmëron blerjen e CR7, çmenden rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment