Futboll Shqipëri Sport

DOPIETË DHE ASIST ME SHAKHTYOR SOLIGORSK/ Bakaj “mbret” në Bjellorusi (VIDEO)

Elis Bakaj vijon të dhurojë spektakël në kampionatin bjellorus. 32-vjeçari ishte protagonist absolut në triumfin 3-2 të skuadrës së tij Shakhtjor Soligorsk ndaj FC Minsk, duke realizuar dopietë si dhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Burko.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Evgeni Shevçenkos në minutën e 9-të. Vetëm 4 minuta ka zgjatur festa e FC Minsk, pasi në minutën e 13-të, Bakaj me një perlë nga goditja e dënimit vendosi baraspeshën.

Skuadra kundërshtare surprizon sërish teksa në minutën e 15-të, kalon sërish në avantazh, me po të njëjtin autor, sulmuesin Shevçenko.

Minuta emocionuese, teksa Shakhtjor arrin të barazojë pa u mbushur minuta e 21-të me anë të futbollistit Burko, i cili pas krosimit të Bakajt, gjen rrugën e rrjetës. Pjesa e parë përfundon me shifrat e barabarta 2-2.

Si të mos mjaftonte epërsia e vendasve, në minutën e 66-të, Minsku mbetet me 10 lojtarë, pasi Vidiç ndëshkohet me karton të kuq.

Për t’i dhuruar fitoren skuadrës së Shakhtjor mendoi sërish Elis Bakaj, i cili në fundin e ndeshjes realizoi golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë triumf, skuadra e futbollistit shqiptar u ngjit në vendin e 3-të në renditje, në kuotën e 31 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Brestit, të cilët kanë dhe 1 ndeshje me pak.

Related posts

MESFUSHORI VAN DE BEEK ËSHTË KTHYER NË ÇËSHTJE TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ferdinand: Nuk e di pse e kanë blerë…

Delo.autor

HUMBASIN KREUN/ Barcelona bën “vetëvrasje” në 68 sekonda me Leganes (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Kessie-Real Madrid dhe Donnarumma-PSG, Europa në sulm për yjet e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment