Futboll Seria A Sport

“E ARDHMJA…”/ Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

E ardhmja e Francesco Totti është ende e paqartë. Pasi u largua nga Roma, legjenda e skuadrës verdhekuq dhe futbollit Italian ka pranuar se ka përpara shumë alternativa për të ardhmen. Si në Itali ashtu dhe jashtë saj.

Ka shumë gjëra që mund të bëj, si në Itali ashtu dhe në Europë. Gjithsesi, gjithçka është ende e paqartë, si një det i trazuar nga dallgët. Ndoshta mund të ndodhë që të mos merrem më me futboll për pak kohë. Gjithçka mund të ndodhë”, tha Totti.

E pranoj që është një verë e çuditshme. Nuk ka rëndësi se çfarë roli do të më ofrohet në të ardhmen. E rëndësishme është që të punoj i qetë dhe me vendosmëri, ashtu sikurse kam bërë gjithnjë”, tha Totti.

Në fund, legjenda romane shton se presidenti i Samnpdoria, Massimo Ferrero e kërkon me ngulm. “Presidenti Ferrero më telefonon çdo ditë, po më çmend, pasi do që të shkoj me çdo kusht aty”.

Related posts

I THOTË “JO” KTHIMIT TË CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Gary Neville: Më mirë të kemi kujtime të mira…

Delo.autor

“I PAVDEKSHËM”/ Ibra rikthehet në përfaqësuesen suedeze, e konfirmon trajneri

F.autor

SFIDA FINALE NDAJ LEICESTER PËR KUPËN E ANGLISË/ Trajneri Tuchel: Nuk mund të humbasim për asnjë moment…

Delo.autor

Leave a Comment