Futboll Sport

E BUJSHME/ Media franceze zbulon sa do të mungojë Neymar

Neymar nuk do të jetë i gatshëm të luajë me PSG deri në fillim të sezonit në Ligue 1, njofton “L’Equipe”.

Sipas gazetës franceze, procesi i rimëkëmbjes së futbollistit është më i ngadalshëm se sa pritej.

Neymar do të humbasë miqësoren kundër Sydney, e planifikuar për të martën në Kinë.

Braziliani gjithashtu nuk do të luajë edhe në Superkupën e Francës, ku PSG përballet me Rennes më 3 gusht.

Neymar ishte lënë jashtë ekipit edhe në miqësoren e fundit, që kampionët e Francës e humbën kundër Interit.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ Guardiola “dridhet” para sfidës me Chelsea: Më mungon lojtari më…

Isa.Autor

Modric dhe Rakitic thonë lamtumirë me dy dedikime emocionuese: I dashur vëlla…

Isa.Autor

Ja kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment