Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar konsiderohet zëvendësues ideal i Suarezit te Barcelona (FOTO)

Forma e Milot Rashicës në sezonin e kaluar ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane që po kërkojnë të marrin shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Rashica shkëlqeu te Werder Bremeni në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërkohë që për të kanë shkruar edhe media të mëdha ndërkombëtare.

Së fundmi talenti 23-vjeçar konsiderohet si sulmuesi perfekt për të zëvendësuar Luis Suares te Barcelona.

“Milot Rashica për të cilin Barcelona ka nevojës si zëvendësues i Luis Suarez”, “Sport 360” e përshkruan Rashicën si një sulmues “asnjëherë të qetë” që gjithmonë vrapon, mendon dhe bën lëvizje për të shënuar.

Po ashtu, gjatësia e tij prej 1.7 metra përshkruhet si një “armë” e fortë për t’i shënuar gola spektakolarë kundërshtarëve.

Sa i përket ngjashmërive me sulmuesin Luis Suarez, “Sport 360” thotë se:”hapi i paparashikueshëm i driblimeve dhe guximi për ta praktikuar atë në zona të ngushta është një veçori që i takon të dyve. Stili i ekzekutimit të gjuajtjeve të lira është një tjetër cilësi që i bashkon dy sulmuesit”

Se ku do të kishte mundësi për të shkëlqyer Rashica, Sport 360 thotë se në Barcelonë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të ishte fantastik marrë parasysh që fuqitë e uraganit janë dobësuar në moshën 32-vjeçare.

Rashica ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022 dhe vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

Related posts

TRAGJEDI NË UKRAINË/ Dy futbollistë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë shpallur të humbur

F.autor

ITALIANI JACOBS SHKROI HISTORINË/ Mamaja që kishte parashikuar gjithçka “kërcënon” Bolt (VIDEO)

Delo.autor

Basketbollistja Valentina Vignali nuk ndalet/ Çmend fansat në rrjetet sociale me…

Sadik.Autor

Leave a Comment