Bundesliga Futboll Sport

EFEKTI DOMINO NË MERKATO/ Bayern Munich shënjestron një “gjah” të madh, ja emri i bujshëm

Merkatoja e verës mbetet e hapur për shumë lojtarë të mëdhenj, ku yje si Griezmann e Neymar e kanë pranuar publikisht se duan të ndërrojnë skuadër.

Të dy lidhen ngushtë me Barcelonën dhe nëse Neymar rikthehet në “Camp Nou”, mund të ketë vend për një sulm nga klubet e tjera për Griezmann.

Një tjetër fakt është se me afrimin prej njërit prej tyre Barcelona do të bëjë llogaritë për largimin e Coutinho, ose Dembele.

Ndërkohë në Gjermani, presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge pret i qetë për një lëvizje të bujshme, duke ditur efektin domino të këtyre lëvizjeve në merkato.

Bayern ka shpenzuar 118 milionë euro deri tani, por presidenti gjerman e bëri të qartë kur tha:

“Ne po punojmë në rendiment të plotë, por deri tani nuk ka patur asnjë efekt domino, ka ende shumë transferime për t’u ndjekur. Është akoma 8 korrik (dje) dhe unë nuk jam nervoz.”

“Nuk kemi mbaruar akoma, jemi duke kërkuar për të sjellë lojtarë të mëdhenj”, shtoi më tej 63-vjeçari, duke e bërë të qartë se është duke pritur lëvizjet e emrave të mëdhenj, për të bërë një lëvizje të shpejtë dhe përfundimtare.

Mediat gjermane kanë shkruar se Griezmann mund të jetë “gjahu” i tij i preferuar, nëse Neymar rikthehet tek Barcelona.

Related posts

ZBULOHET SHIFRA E MAJME/ Ja sa milionë euro do të përfitonte Kosova nëse kualifikohej në Europian

Delo.autor

DASHURI DHE URREJTJE/ Neymar “i pacipë”, hedh për herë të tretë në gjyq…

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Gattuso për blerjen e MILANIT: Pas 12-13 ditësh do të jetë këtu

Isa.Autor

Leave a Comment