Futboll

Po e kërkon e gjithë Europa, djali i Patrick Kluivert: Ja skuadra që kam në zemër

Djali i Patrick Kluivert është vetëm 18 vjeç por po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.

Justin Kluivert po zhvillon një sezon fantastik në Holandë duke tërhequr vëmendjen e klubeve si Barcelona, Real Madrid apo Arsenali të cilat kërkojnë shërbimet e talentit të së ardhmes, shkruan “Goal.com”.

Gjithashtu edhe Manchester United ka hyrë në “luftë” për të nënshkruar me djalin e një prej futbollistëve më të dëgjuar gjatë viteve 90’.

“Nëse ju merrni një ofertë të mirë, askush nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen. Anglia po më kërkon: Arsenali, Tottenhami, Chelsea ose Manchester United janë klube të bukura ku mund të shoh veten duke luajtur pak vite”, tha fillimisht ai.

Kluivert i biri i sulmuesit legjendar të Barcelonës, Patrick, gjithashtu nuk përjashton një lëvizje drejt Spanjës.

“Kudo që shkoj jashtë ata e njohin babanë tim, shpesh më pyesin: Do vish në Barcelonë, do të japim gjithçka për në “Camp Nou”.

“Unë me të vërtetë e dashuroj Barcelonën e cila është në zemrën time. Por nuk jam askush që të refuzoj një klub të madh si Real Madrid”, ka përfunduar Justin.

Kontrata e Kluivertit skadon në qershor 2019 por lojtari tashmë dëshiron të luajë për një ekip të madh.

Related posts

E BUJSHME/ GEGA bëri “bllofin”, trajneri vendos përfundimisht për Alban HOXHËN

Isa.Autor

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

ÇMENDURI NË DERBI/ Interi realizon dy gola për 3 minuta dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment