Futboll Sport

EKSPERTËT E STATISTIKAVE/ Më shumë shanse ka Teuta. Kukësi, thuajse si Laçi për fitore (FOTO)

Pas Partizanit në Champions, radhën e kanë të zbresin në fushë ter skuadrat e Superiores që luajnë në Ligën e Europës. Teuta, Laçi dhe Kukësi do të luajë me radhë ndeshjet e tyre me shortin që i ka vënë përballë ekipeve relativisht të vështira dhe nuk përbën çudi fakti që për ekspertët e statistikave, ata të kenë shanse minimale për të marrë suksese në këto ndeshje të para.

Ekspertët e statistikave të Sportradar mendojnë se skuadrat shqiptare nuk kanë mundësi reale për të marrë fitore dhe se rezultati që mund të synojnë më shumë është barazimi, pasi janë jofavorite në këto ndeshje. Sipas përllogaritjeve të programeve të tyre kompjuterike të cilat marrin për bazë lojtarët, formën dhe faktorë të tjerë të ndryshëm, rezulton se skuadra që ka përqindjen më të lartë të suksesit në ndeshjet e para është Teuta, edhe pse luan jashtë fushës së saj.

Durrsakët përllogaritet se kanë 19% mundësi që të fitojnë këtë ndeshje në fushën e skuadrës letoneze, ndërsa 25% është mundësi që sfida mes dy skuadrave të mbyllet në barazim. Gjithsesi, Ventspils mbetet favorite me 56% mundësi për të mbyllur ndeshjen me fitore.

Kukësi është skuadra e dytë sa i përket mundësisë për fitore, me 14% ndaj Debrecen, ndërsa shanset për një barazim mes skuadrave ndalen në 22%. Suksesi i vendasve është 64%.

Kësisoj, rezulton se verilindorët kanë pak më shumë shanse se Laçi, që shihet si ekipi më jofavorit mes shqiptareve në Ligën e Europës, edhe pse luan ndeshjen në shtëpi ndaj Hapoel Ber Sheva. Kurbinasit kanë vetëm 13% mundësi për fitore sipas përllogaritjeve kompjuterike dhe 19% që ndeshja të ndahet në barazim. Hapoel shihet dukshëm si favorit për të siguruar fitoren në këtë duel, me 68%.

Përqindjet e Teutës
Përqindjet e Kukësit
Përqindjet e Laçit

Related posts

Agjenti zbulon prapaskenat: Chelsea bëri ofertë të paimagjinueshme për Ruganin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Zbulohet topi i ri i Champions League dhe ai i finales (FOTO)

Isa.Autor

ËNDRRA 287-DITORE/ Ja rrugëtimi fantastik i Ajaxit në Champions League (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment