Futboll Seria A Sport

KONTAKTI I PARË ME EKIPIN E MILANIT/ Giampaolo zbulon recetën: Dua lojtarë besnikë, di ta rifitoj…

Dita e parë e grumbullimit për Milanin dhe kontakti i parë në qendrën stërvitore të Milanelos për trajnerin Marko Xhampaolo.

“Do të bëjmë vlerësimet e duhura për të ndërtuar një skuadër sa më shumë konkurruese që të jetë e mundur. Këtu ndiej historinë e klubit dhe se çfarë do të thotë të fitosh. E dija më parë, por tani e prek këtë me dorë”. Tekniku i ri i “Djallit” është entuziast dhe për mikrofonat e televizionit të klubit, prek edhe tema të tjera, duke nisur nga tifozët, deri te derbi me Interin.

PËR TIFOZËT – “Janë shumë, janë miliona. Milani është një prej skuadrave më të ndjekura në botë. Këtu ndiej historinë e klubit, çfarë do të thotë të fitosh, ambiciet. E dija se çfarë më priste, si nga ambiciet, ashtu edhe aspiratat. Tani i prek me duar”.

milan

METODAT E TIJ – “Mendoj se duhet të jesh vetvetja, të mos recitosh kurrë një pjesë që nuk të përket, që nuk të përket për mënyrën sesi je gatuar dhe mendon. Mendoj gjithnjë të punoj për t’u përmirësuar. Nuk flas shumë, por kërkoj të krijoj një lidhje intelektuale me lojtarët e mi. Jam i dashuruar me ta, kërkoj gjithnjë ta rifitoj atë që del nga binarët. Janë futbollistët ata që bëjnë diferencën. Unë i dua punëtorët dhe të heshturit. Ndonjëherë, komunikohet edhe me sjellje dhe jo me fjalë. Kështu jam bërë unë”.

maldini donaruma

PËR DERBIN – “Derbi është gjithnjë një ndeshje e ndryshme. Për mua ka qenë kështu në Xhenova dhe kam pasur fatin që nuk e kam humbur kurrë. E di çfarë do të thotë për tifozët kjo ndeshje. E di që të fitosh sfida si këto është shumë e rëndësishme për ta. Për të fituar duhet të luash futboll. Derbi sjell presion të madh. Ndonjëherë unë kam hequr dorë nga grumbullimet përpara këtyre ndeshjeve për të mos ndikuar negativisht te lojtarët”.

hakan calhanoglu

PËR STAFIN E TIJ – “Është përcaktues. Unë rrethohem nga bashkëpunimi i 10-12 personave, të cilët punojnë fort nga mëngjesi në darkë. Sot lojtarët ndiqen gjatë gjithë ditëve, kërkohet gjithnjë t’i përmirësosh. Unë shqetësohem shumë për gjendjen psiko-fizike të lojtarëve të mi. Kam besim të madh te stafi im”.

suso

PËR PROJEKTIN – “Unë dashurohem me lojtarët e mi. Në konferencën e prezantimit më pyetën për Praenë që e admiroj dhe e vlerësoj shumë. Por tani jam te Milani dhe do të bëjmë të gjithë së bashku vlerësimet e duhura për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese të mundshme”.

andre silva

PËR MILANELON – “Një vend i shkëlqyer për të punuar. Kërkova që të njoh menjëherë kopshtarin. Për mua fusha është shumë e rëndësishme. Ky është vendi më i mirë për të stërvitur. Nuk e kisha parë kurrë, është një vend i shkëlqyer”.

alesio romanjoli

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati shkëmbimi i bujshëm PSG-Real Madrid për yjet…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari. Rezultati 3-0

Delo.autor

SEZONI I DËSHTUAR PËR “DJAJTË E KUQ”/ Ja vlera “STRATOSFERIKE” që HUMBASIN në tregun global

Delo.autor

Leave a Comment