Futboll Premier League

Sanchez: Iu bashkova Man Unitedit për të fituar gjithçka

​Sanchez synon gjithë titujt me “Djajtë e Kuq”.

Alexis Sanchez thotë se u transferua te Manchester Unitedi për shkak të trofeve, dhe synon të fitojë gjithçka me klubin nga “Old Trafford”.

Sanchez u transferua te Man United nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

“E mendoj Unitedin që kur isha fëmijë, dhe nuk po e them këtë për shkak se jam këtu, jam i sinqertë dhe asnjëherë nuk gënjej, mendoj se është klubi më i madh në Angli. Kjo është ajo që mendoj”, u shpreh Sanchez.

“Ka shumë klube të mëdha, dhe kam luajtur për Arsenalin që është njëri prej tyre. Është klub i madh dhe isha aty. Mendoj se Unitedi duhet të fitojë gjithçka pasi është klub aq i madh”, është shprehur ai për Sky Sports.

“Kam ardhur këtu që të fitoj trofe. U largova nga Arsenali sepse dëshiroja të zhvillohesha dhe të mësoja si lojtar, dhe të bëja përvojë te një klub i ri. Manchester Unitedi është klub i madh në skenën botërore. Kam ardhur të fitoj gjithçka, përndryshe s’do të vija këtu”.

Related posts

Mbyllet transferimi i futbollistit shqiptar, FSHF-ja reagon në kohë

Sadik.Autor

Serbët të pandreqshëm, sërish dhunë në derbin e Beogradit (VIDEO)

Sadik.Autor

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Sadik.Autor

Leave a Comment