Futboll La Liga Sport

EPOKA E DYTË E ZIDANE/ Real Madrid po kalon një periudhë katastrofë, ja statistikat e tmerrshme

Real Madridi po kalon një periudhë katastrofë në fazën përgatitore.

Megjithëse Zinedine Zidane vazhdon të thotë se ka një skuadër të mirë, por statistikat po tregojnë krejtësisht ndryshe.

ë fakt, trajneri francez u rikthye në krye të klubit më 11 mars pas shkarkimit të strategut argjentinas, Santiago Solari.

Të dhënat tregojnë se madrilenët kanë një formë të tmerrshme në “epokën e dytë ” të Zidanes, ku ky i fundit ka qenë në krye të shtabit teknik në 15 ndeshjet e fundit.

Los Blancos ka një bilanc për tu harruar ku ka shënuar pesë fitore, shtatë humbje dhe tre barazime apo thënë ndryshe, Zizu ka dal triumfues vetëm në 33 për qind të ballafaqimeve.

Bilanci është akoma edhe më zhgënjyes gjatë miqësoreve parasezonale pasi në 4 ndeshjet e fundit “Los Blancos”, ka pësuar 3 humbje dhe vetëm një herë ka fituar, ka shënuar 6 gola por mbrojtja ka qenë katastrofë duke pësuar 13 gola.

Ndërkohë në 21 ndeshjet e fundit, mbretërit kanë bilanc katastrofal prej 7 fitoreve, 11 humbjeve dhe tri barazime duke shënuar 30 gola dhe pësuar 39 gola.

Related posts

E PABESUESHME NË KORENË E JUGUT/ Portieri i fal golin sulmuesit kundërshtar, ja gafa qesharake (VIDEO)

Delo.autor

Lajm i madh për Liverpoolin, rikthehet Mohamed Salah ndaj Cityt

Sadik.Autor

SHËNOI GOLIN PARË NË KAMPIONAT/ Shikoni me çfarë note vlerësohet Bekim Balaj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment