MMA Sport

SFIDA SURPRIZË NË VERË/ UFC ka një plan sekret për McGregor

Të gjithë presin që Conor McGregor të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov, por duket se UFC-ja ka të tjera plane për irlandezin. Sipas mediave amerikane, McGregor pritet të përballet me Justin Gaethje, duel që do të organizohet këtë verë.

ESPN sqaron se irlandezi është në bisedime që kjo sfidë të finalizohet sa më shpejt. McGregor u rikthye në janar të këtij viti në kafaz pas një pushimi 16-mujor, duke mundur brenda 40 sekondash Donald Cerrone në eventin UFC-246.

Duket se kjo përballje ndaj Gaethje do të jetë një tjetër test për irlandezin para se ai të arrijë të sfida e madhe me Nurmagomedov. Ky i fundit do të duelojë në prill ndaj Tony Ferguson dhe më pas mund të planifikohet revanshi i shumëpritur i kafazit.

Related posts

Salah i dhuron fitoren Egjiptit me një magji në minutën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

E akuzojnë se nuk do Zvicrën/ GRANIT Xhaka mbron veten në “GJUHËN SHQIPE”

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Guardiola gati t’i shesë Laporten, Barcelona duhet të paguajë me yllin e mesfushës

Delo.autor

Leave a Comment