Gossip

ËSHTË KOMSHI ME CONOR MCGREGOR/ Ja vila luksoze e Ronaldos në Spanjë (FOTO)

Cristiano Ronaldo, dihet, është maniak i trupit të tij. Ai kujdeset në detajet me të vogla për t’u shprehur sa më mirë në fushë, pavarësisht viteve që ka mbi supe.

Mirëpo CR7 u kushton shumë vëmendje edhe gjërave që nuk lidhen më fushën e blertë, sikurse janë investimet në pasuri të paluajtshme.

“Ylli” portugez ka blerë një vilë luksoze në Marbella, Spanjë, për 1.5 milionë euro. Një tjetër pronë që i shtohet setit të tij të pasuror, vlera e të cilit që shkon në total 30 milionë euro.

Vila ndodhet në zonën luksoze të Costa del Sol (bregu i diellit), në kompleksin “La Resina Golf & Country Club”. Në bazë të dokumenteve, kjo vilë përbëhet nga katër dhoma gjumi dhe ka një pamje të mrekullueshme të Detit Mesdhe.

Ka gjithashtu një verandë elegante për të drekuar në ambient të hapur, një palestër private, një pishinë dhe një sallë kinemaje. Mes fqinjëve të tij është edhe luftëtari i MMA, Conor McGregor, që zotëron një pronë në të njëjtin kompleks.

Related posts

Biondja sexy Trista Mikail dhe pasioni për snowboarding

Sadik.Autor

TIFOZJA E JUVENTUSIT TË LË “PA FRYMË”/ Bukuroshja seksi e tepron duke u shfaqur gjysmë nudo (FOTO)

Delo.autor

NDRYSHIME TË MËDHA PËR “EA SPORTS”/ FIFA 19 heq Ronaldon nga kopertina dhe loja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment