Futboll Seria A Sport

SEZONI I RI 2019-20/ Hidhet shorti për kalendarin në Serie A, ja ndryshimet që do të pësojë

Sot në orën 19:00 në ambientet e Federatës Italiane të Futbollit do të hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri në Serie A.

Kampionati italian do të fillojë fundjavën e 24 dhe 25 gushtit dhe formati i këtij viti do të pësojë disa ndryshime nga një vit më parë, të cilat pritet të pasqyrohen gjatë shortit të ri.

Datat: Sezoni i ri do të startojë fundjavën e 24-25 gushtit dhe do të ulë siparin më 24 maj, ndërsa janë parashikuar edhe 3 turne për t’u luajtur në mesjavë, konkretisht më 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Gjithashtu janë parashikuar edhe 5 pushime kryesisht për shkak të angazhimeve të Përfaqësueseve, konkretisht më 8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor, 29 mars, si dhe pushimi i vitit të ri nga 29 dhjetori deri më 5 janar, ndërsa nuk do të ketë “boxing day” , si vitin e kaluar.

Oraret: Ndryshe nga sezoni që sapo lamë pas, ndeshjet e mbrëmjes nuk do të luhen më në orën 20:30, por do të rikthehen në orën 20:45. Janë planifikuar 3 orare ditën e shtunë, konkretisht 15:00, 18:00 dhe 20:45, ndërsa të dielën 4 orare, konkretisht 12:30, 15:00, 18:00, 20:45. Ndeshjet e të premtes në mbrëmje dhe të të hënës në mbrëmje do të përcaktohen javë pas jave nga vetë Liga.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUEPër herë të parë; vetëm katër ligat më të mira në çerekfinalet e Champions-it

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Moto GP si Formula 1, garat do të zhvillohen pa tifozë

Delo.autor

L’Equipe/ Katër madrilenë në “top-formacionin” e vitit 2017

Q.Autor

Leave a Comment