Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Liverpool rinovon kontratën me Divock Origin, firmos deri më… (VIDEO)

Liverpooli ka rinovuar kontratën me sulmuesin, Divock Origi.

Faqja e Liverpoolit nuk saktëson se për sa vite është rinovuar kontrata, por shkruan se 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me “Reds-at”.

Belgu kishte merita të jashtëzakonshme në suksesin e Liverpoolit këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ku u shpallën kampion për të gjashtën herë në histori të klubit.

Divok Origi shënoi dy gola në atë përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës dhe gjeti rrugën e rrjetës ndaj Totenhemit në finale.

Origi është pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga francezët e Lille.

Related posts

LAÇI-HAPOEL/ Ja si e kuotojnë kompanitë e basteve sfidën në Ligën e Europës

Delo.autor

Inter – Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Matic tallet me Lukaku në “Instagram”…

Sadik.Autor

Leave a Comment