Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Superkupa në gusht, ja datat e fillimit të të gjitha kampionateve në Shqipëri

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, u mblodh ditën e djeshme, ku veç skemave të kategorive apo vendimeve të tjera, përcaktoi edhe datat e nisjes për të gjitha kampionatet.

Kështu, Kategoria Superiore nis më 24 gusht, ndërsa do të mbyllet me 23 maj të 2020-ës. Ndërkohë, finalja e Superkupës, do të luhet një javë më parë, më 18 gushtë, mes Partizanit dhe Kukësit në “Elbasan Arena”.

Kategoria e parë do të nisë më 14 shtator, për t’u mbyllur në 16 maj, të njëjtat data këto edhe për Kategorinë Superiore, tek moshat U-17 dhe U-19.

Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë një javë më vonë, pra më 21 shtator, dhe do të përfundojë po më 16 maj të 2020-ës. Në të njëjtën javë, do të nisë e përfundojë kampionati i Kategorisë së Parë për moshat U-17 dhe U-19. Më poshtë, tabela me datat e plota.

Kategoria Superiore:
Nis më 24 gusht dhe përfundon më 23 maj 2020;
Finalja e Superkupës:
Partizani-Kukësi, 18 gusht (“Elbasan Arena”);
Kategoria e Parë
Nis më 14 shtator dhe përfundon më 16 maj 2020;
Kategoria e Dytë
Nis më 21 shtator dhe përfundon më 16 maj 2020;
Kategoria Superiore
U-17 dhe U-19:
Nis më 14 shtator dhe përfundon më 16 maj 2020;
Kategoria e Parë
U-17 dhe U-19:
Nis më 22 shtator dhe përfundon më 17 maj;
Kampionati U-15:
Nis më 29 shtator dhe përfundon më 17 maj.

Related posts

KATAR 2022/ Zbulohet “taksa e mëkatit”

Delo.autor

DEBUTOI 60 VJEÇ NË CHAMPIONS NË AMERIKËN E VERIUT/ Zv. presidenti i Surinamit u shpërndan para rivalëve pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Media spanjolle: “Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit irriton edhe… Putinin

Isa.Autor

Leave a Comment