Gossip

NEYMAR NUK ISHTE I VETMI/ Një tjetër futbollist akuzohet nga ish-partnerja për dhunë fizike (FOTO)

Neymar nuk është i vetëmi futbollist që akuzohet për dhunë fizike. Së fundmi është braziliani Ronaldinho që akuzohet nga ish-partnerja e tij, Priscilla Coelho, për sulm fizik, të ndodhur në dhjetor 2018,  siç i tha ajo revistës “Universa”, pasi i-sh lojtari kishte marrëdhënie me një femër tjetër, Beatriz Sousa.

Coelho shpjegoi në një intervistë se ish-lojtari e kishte shtyrë me forcë, duke bërë që ajo të rrëzohej në kopshtin e një fqinji dhe të merrte disa lëndime.

Në atë kohë, ajo nuk e ka raportuar këtë dhunë, sepse mendonte se mund të flisnin dhe t’i zgjidhnin problemet mes tyre. Priscilla tha se agresioni ndaj saj kishte ndodhur në rezidencën e Ronaldino, pasi ajo i kishte marrë celularin nga dora, duke e bërë i-sh futbollistin agresiv.

Tepër i inatosur, Ronaldinho e kap për krahu partneren, i thotë të marrë palçkat e saj dhe të largohet nga shtëpia. Me këtë rast i jep edhe një të shtyrë, duke bërë që Coelho të përfundojë nga ballkoni në kopështin e fqinjit, e lënduar. Po ashtu, ajo pohoi se fituesi i topit të artë ishte tepër  xheloz, tregonte sjellje agresive dhe në takimet me miqtë e tij, e ndalonte të vishej me pantallona të shkurtra.

Related posts

PLAS TEK REALI/ Pushimet e tejzgjatura, Ramosi “përçan” klubin madrilen

Isa.Autor

DIMRI NUK KA ARDHUR ENDE/ E dashura e Martinez ndez Instagramin (FOTO)

Isa.Autor

DEKLARATA DASHURIE PËR CHIARA NASTI/ Mesfushori Zaniolo: Nëse ecën me personin e duhur… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment