Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana arrin akordin me “gardianin” Edvan Bakaj, ja përfitimet

Tirana “pa frena” në merkato. Në më pak se 1 orë bardheblutë kanë prezantuar 3 afrime në merkato. Pas Dungës dhe Kariqit, tashmë është radha e portierit Edvan Bakaj.

Bakaj3

31-vjeçari rikthehet te bardheblutë, teksa ka nënshkruar për 1 vit. Gardiani sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit, duke bërë paraqitje të mira, ku spikasin ato në Kupën e Shqipërisë.

Bakaj2

Bakaj ka qenë pjesë e Tiranës nga sezoni 2014 deri në 2017, teksa rikthehet sërish në shtëpi pas aventurës me Lirinë e Prizrenit dhe Dritën e Gjilanit në kampionatin Kosovar, si dhe me Luftëtarin në atë shqiptar. Në të kaluarën 31-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Partizanit, Laccit, Besës dhe Dinamos.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Edvan Bakaj rikthehet ne shtepi. Portieri 31-vjecar do te jete serish pjese e Tiranes. Sot ka nenshkruar zyrtarisht marreveshjen e re per nje vit. Bakaj ka luajtur si bardheblu per tre vite dhe vjen serish si nje perforcim me vlera per porten. Ne sezonin e fundit ishte pjese e Luftetarit.

Related posts

“ME MOURINHO-N NUK KISHA BESIMIN E DUHUR”/ Mbrojtësi Shaw: Jam duke e shijuar futbollin që bëj, falë…

Delo.autor

“KA VEPRIME PREJ YLLI TË MADH”/ Ish-lojtari i Juventusit “ngre” në piedestal Zhegrovën

F.autor

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Toleroi racizmin anti-shqiptar në 2011, ja gjyqtari që do të vendosë drejtësi në “Arena Kombëtare”

Delo.autor

Leave a Comment