Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ U eliminua nga Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka (FOTO)

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ernest Gjoka.

Shkak për këtë shkarkim, ka qenë eliminimi nga Debreceni në Ligën e Europës, ndërsa në ditët në vijim klubi verilindor do të gjejë edhe trajnerin e ri për të synuar titullin kampion.

Gjasat më të mëdha janë që në stolin e Kukësit pritet të ulet Ilir Daja.

Njoftimi i plotë i Kukësit:

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!

Related posts

ÇFARË PO NDODH TEK REAL MADRID? “AS”: Motivi pse Sergio Ramos nuk ka pranuar rinovimin, ndryshe nga Modric…

Delo.autor

NGA LEGJENDA DEL PIERO TEK CASSANO/ Ronaldo vihet nën akuzë: Është egoist, nuk luan për skuadrën

Delo.autor

SHQIPTARËT “dhunojnë” flamurin serb duke ekspozuar SHQIPONJËN dykrenare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment