Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ 3 ekipe shqiptare në garë, kualifikimi duket e pamundur

Ditën e sotme do të luhen edhe ndeshjet e kthimit të turit të parë eliminator në Ligën e Europës. Në këtë kompeticioni marrin pjesë edhe 3 ekipe shqiptare si Kukësi, Teuta dhe Laçi. Në letër të tre skuadrat e Kategorisë Superiore nisen jo të favorizuara, megjithatë do të provojnë deri në fund për të marrë maksimumin.

Kështu, Kukësi do të presë në ‘Elbasan Arena’ orën 20:00 ekipin e Debrecenit. Sfida e parë në Hungari u mbyll me triumfin e vendasve në rezultatin 3-0. Verilindorët mund të kapen fort te loja e mirë e zhvilluar, sidomos në pjesën e parë, teksa duhet të shfrytëzojnë çdo rast të paraqitur. Ndërkohë që, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe prapavijës, pasi një gol i miqve mund t’i jepte përfundimisht fund shpresave të Kukësit. Thuajse i njëjti diskutim vlen edhe për Teutën. ‘Djemtë e Detit’ do të presin në stadiumin ‘Niko Dovana’, në orën 17:00, Ventspils. Skuadra letoneze ka triumfuar në takimin e parë me rezultatin 3-0, teksa durrsakët kanë një ‘mal’ para për të kaluar.

Sakaq, më pozitive paraqitet situata për Laçin. Kurbinasit do të udhëtojnë në transfertë drejt Izraelit, teksa në orën 19:30, do të zbresin në fushë për përballjen ndaj Hapoel Ber Sheva. Në takimin e parë, të besuarit e trajnerit Sulejman Starova barazuan me rezultatin 1-1. Edhe pse, Ber Sheva mund të jetë disi më të favorizuar prej golit në fushën kundërshtare, sërish Laçi ka shpresë për të tentuar surprizën.

Related posts

Arsyeja pse Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i Chelsea-t sezonin tjetër

Q.Autor

Atletico Madrid, Simeone: Nuk ka luftë për titull, ne jemi larg

Q.Autor

NGJARJE TRAGJIKE/ Ndërron jetë para syve të babait talenti 17-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment