Futboll Seria A Sport

FESTON 50-VJETORIN/ Nga Viktor Mozes te Giaccherini, ja lojtarët që “shkëlqyen” me Conten trajner

Ka shumë lojtarë që i detyrohen Antonio Kontes, i cili sot mbush 50 vjeç, dhe është në pritje të një dhurate nga Interi në repartin e sulmit.
Nën drejtimin e teknikut italian, shumë lojtarë kanë arritur një formë shumë të mirë, ndërkohë që nga të gjithë të tjerët nënvlerësoheshin.

Simone Padoin, lojtari që nuk krijon asnjëherë polemika, punon gjithmonë me grupin, dhe gjithmonë është i gatshëm kur skuadra ka nevojë. Konte i vlerëson shumë këto, dhe nën drejtimin e tij tek Juventusi, lojtari arriti një formë shumë të mirë.JJGH

Simone Pepe, nën urdhrat e Kontes ai ishte protagonist në një sezon të shkëlqyer me Juventusin, që arriti kulmin me fitimin e titullit kampion.KGHKG

Kuaduo Asamoah, ganezi mbërriti si mesfushor nga Udineze, por i aftë për të luajtur në shumë role të tjera. Ai arriti të shënojë disa gola, por pas largimit të Kontes forma e tij ra, dhe një vit më parë kaloj tek Interi, ku tashmë shpreson të arrijë formën e dikurshme.YKGYK

Emanuele Xhiakerini, një lojtar me shumë cilësi, dhe pikërisht këto Konte i vlerëson më së shumti. I marrë nga Çezena, shpesh rezulton të jetë vendimtar tek Juventusi.KYG

Eder, ka përjetuar momente magjike, për shkak se në kohën kur Konte kishte drejtimin e kombëtares, ai u thirr për të veshur për herën e parë, fanellën e Italisë.YGKGY

Viktor Mozes, pavarësisht se tek Çelsi kishte shumë kampionë, lojtari i zbuluar nga Konte ishte pikërisht nigeriani, i cili ishte një element kryesor në skemat e trajnerit.YKGKYUK

Related posts

Messi apo Cristiano? Jo, driblimi fantastik është i Jessica Silvës (Video)

Sadik.Autor

U MARTUA ME DASHURINË E FËMIJËRISË/ Shihni foto-n e rrallë të Messit me Antonelën

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulimet e Crouch: Kurrë mos këmbeni fanellat, larja dhe banjat janë një problem

Isa.Autor

Leave a Comment