Futboll Shqipëri Sport

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Sulmuesi i Partizanit Rubin Hebaj ka shpërblyer më së miri besimin e dhënë nga tekniku i tij Skënder Gega këtë derbi. Shkodrani u shfaq modest dhe deklaroi papritur se edhe pse realizoi sot dopietë ndaj Tiranës, ai përsëri e pranon uljen në stol.

“Në fakt nuk e kisha menduar të shënoja me derbin. Ishte një suprizë për mua ky dygolësh në këtë ndeshje. Shpresoj të vazhdoj si me Kombëtaren.

Partizani ka shumë sulmues. Luftojmë të gjithë si ekip të  çunat. Të gjithë shënojnë.

Klubi, për merkaton i ka alternativat e veta, por unë dua të rri.

Gega? Më uroi për golin dhe na tha të kishim kujdes të ruanim avantazhin.

Derbi është ndeshja më e bukur e kampionatit shqiptar. Përjetohet shumë nga tifozët. Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua.

Ika nga Vllaznia nuk gjeta veten. Tani shpresoj vazhdoj të shënoj kështu.

Do të pranoj stolin, e bën çdo futbollist. Më mirë të vija nga stoli dhe të shënoja sesa të luaja e të mos bëja gol. U befasova në fakt, ishte një refleks. Topi u fut me shans, nuk e prisja këtë rast. Jam i kënaqur.

Besoj se nuk kam neglizhuar në stërvitje. Më ka munguar goli. Me golat e tjerë, shpresoj t’i rregulloj gjërat dhe të jem më mirë,” u shpreh Hebaj.

Related posts

FORMULA 1/ Ish-presidenti i “Kokëkuqes”: Ferrari dështoi totalisht në sezonin 2020, një skuadër e çorganizuar

Delo.autor

DYSHJA SULMUESE MË “E BUKUR” E ITALISË/ Vlahoviç-Kieza gati të frikësojë Atalantën

F.autor

ZBULOHEN DETAJE MES TAKIMIT TUHEL DHE BROJËS/ Ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

F.autor

Leave a Comment