Futboll Seria A Sport

FINALIZOI KALIMIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Prezantohet Diego Godin: Ja pse zgjodha Interin

Diego Godin thotë se iu bashkua Interit për të dhënë gjithçka në fushë dhe sepse klubi kërkon të fillojë përsëri të fitojë trofe.

Godin ka finalizuar kalimin tek Inter të hënën, duke firmosur një kontratë trevjeçare me zikaltrit, dhe mbrojtësi është gati të ndihmojë klubin t’i japë fund thatësirës tetëvjeçare pa trofe.

“Kam ardhur tek Inter për të fituar, të jap më të mirën time, si brenda ashtu edhe jashtë fushës,” shprehet ish-kapiteni i Atletico Madridit për Inter TV.

“Një sfidë e re dhe një eksperiencë e re nis për mua. Inter është një skuadër e madhe, një skuadër e rëndësishme, ndër më të mirat në Europë.

Dua të vazhdoj të konkurroj në nivelet më ë larta, duke bërë më të mirën time si brenda ashtu edhe jashtë fushës për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat.

Zgjodha Inter sepse ka një projekt ambicioz.”

33-vjeçari është uruguaiani i fundit që do të veshë fanellën e klubit italian pas lojtarëve si Alvaro Recoba apo Matias Vecino.

“Kam folur me të dy, sidomos me Matias, i cili është një miku im. Ai foli shumë mirë për ekipin, qytetin, mbi të gjitha, për ambiciet e klubit.”

Në fund, Godin pyetet për kampionatin italian. “Është një eksperiencë që do ta përjetoj duke luajtur, por është një stil futbolli që e kam ndjekur që kur kam qenë fëmijë, pasi futbolli italian shihet shumë në Uruguai.

Kam mbërritur me dëshirë të madhe dhe do të ndihmoj për të zbukuruar gjithçka. Do të bëj çmos që të ndihmoj ekipin dhe shokët e ekipit.”

Related posts

Dështimet e derbit/ Blerjet më të këqija të Interit dhe Milanit në vitet 2000

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton. Rezultati 4-0

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Poloni-Itali. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment