Futboll Seria A Sport

INTER-CHRISTIAN ERIKSEN/ Mesfushori danez udhëton drejt Milanos, ja oferta

Inter-Eriksen. Mesfushori danez është “rrugës” për në Milano, edhe pse hapat që po bën janë të vegjël. Zikaltrit e pranuan që kanë bërë ofertë zyrtare në drejtim të Totenhemit, por ajo e para nuk e ka bindur presidentin Daniel Levi. Interi kishte ofruar 15 milionë euro dhe 3 bonuse, por “Spërsat” nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për 20 milionë euro.

Duhet theksuar se Christian Eriksen dhe Interi kanë arritur marrëveshjen prej disa ditësh dhe tani mungon vetëm akordi mes dy skuadrave. Ai duket shumë pranë dhe ditën e sotme mund të kemi zhvillime, me zikaltrit që mund ta rritin ofertën dhe të kënaqin kërkesën e Totenhemit.

TAKIMI I ERIKSENIT 

Ditën e hënë, përveç një kontakti telefonik mes presidentit Stiven Zhang dhe presidentit Levi, ka pasur takim mes lojtarit dhe agjentit të tij me presidentin e Totenhemit për t’i kërkuar largimin drejt Interit. Eriksen do vetëm zikaltrit dhe po bën gjithçka për të qenë nën urdhrat e Kontes sa më shpejt. Zikaltrit duan që ta kenë në tribunën e stadiumit “San Siro” për sfidën e ardhshme kundër Kajlarit.

kristian eriksen

Dita e sotme mund të jetë vendimtare për zhbllokimin e kësaj tratative që po zgjat prej kohësh. Agjenti i lojtarit do të ketë tjetër takim me Levin. Në pankinë – Mesfushori danez ishte në pankinë për ndeshjen e djeshme mes Totenhemit dhe Noruiçit. Zhoze Murinjo kishte folur nga afër me lojtarin dhe i kishte thënë se do ta niste nga stoli. Ai u fut në fushën e lojës në minutën e 62-të për t’i zënë vendin Lamelës. Tifozët e fërshëllyen kur u fut në fushë dhe nuk e kanë mirëpritur vendimin e tij për t’u larguar. Ndërkohë, në orët e vona ka dalë në skenë sërish emri i Jorentes, duke u përfshirë në tratativën që mund ta çojë Politanon te Napoli.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Real Madrid do të sakrifikojë Bale për pasardhësin e Solarit

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONAT/ Gol me peshën e fitores, Xhejms mban mbi shpinë Gabalën në Azerbajxhan (VIDEO)

Delo.autor

MORATTI NË TELASHE/ Ish-presidenti i Interit po hetohet për tregti nafte me ISIS-in

Delo.autor

Leave a Comment