Futboll Kategoria Superiore Sport

FLET PËR OBJEKTIVAT ME PARTIZANIN/ Trajneri Lerda: Do të jetë shumë e vështirë që…

Franco Lerda trajneri i ri i Partizanit ka folur për objektivat dhe mbrojtjen e titullit, për të cilën mendon se do të jetë shumë e vështirë.

Çfarë mendoni për afrimet e reja në skuadër?

“Lista e lojtarëve të rinj është e përbashkët, por klubi i njihte më mirë pikat e përforcimit dhe prioritete e ekipit. Personalisht nuk i njoh këta lojtarë, por i kemi parë në video të ndryshme. Tani na duhet të punojmë shumë me ata që përveç gjendjes fizike, të kuptojnë edhe pjesën tekniko-taktike të ekipit. Kohë nuk kemi, por do të përpiqemi të bëjmë maksimumin e mundshëm. Pas këtyre 20 ditëve që jam këtu dhe me këto ndryshime nuk mund të pres askush që të kemi një skuadër të kolauduar dhe në gjendjen më të mirë”.

Partizani vitet e fundit është rikthyer të jetë në majat e futbollit. Cilat është objektivi që keni me skuadrën e “Kuqe”?

– “Objektivi ynë është të kalojmë turin, vërtet Qarabagu është një skuadër e fortë dhe e mësuar të luajë në aktivitete të tilla europiane, por nuk mund të bëhen llogaritë kështu. Të gjithë e dimë si është futbolli sot, gjithçka mund të ndodh. Përpara kësaj ndeshje do të thoja që firmos për lojën e bukur dhe do të konsideroja pozitiv një barazim që do të vinte nga një lojë e mirë”.

A shikoni Partizanin përsëri kampion?

– “Do të jetë shumë e vështirë që Partizani të rikonfirmohet kampion në sezonin e ardhshëm. U shpallën kampion pas shumë vitesh, por për të mbajtur këtë ritëm bëhet gjithmonë e më vështirë dhe të gjithë e dim këtë gjë”.

Related posts

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ Tambe ndëshkon “demat”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Laporta: Flas shpesh me Xavin, u vonuam me shkarkimin e Koeman

Delo.autor

Conte i kundërpërgjigjet akuzave të Mourinhos: Ai është një burracak!

Q.Autor

Leave a Comment