Futboll La Liga Sport

FOLI PËR YLLIN BELG TË “GALAKTIKËVE” Solari: Eden Hazard e bën ekipin të luaj sipas ritmit të tij, por…

Së fundmi ish-trajneri i Realit të Madridit Santiago Solari, ka dhënë  një intervistë të fundit në ESPN, ku midis të tjerave, foli edhe për lojtarin që do të ketë primatin e ‘yllit’ në ekipin “mbretëror” – Eden Hazard.

Mbasi u largua nga “Stemford Bridge” dhe erdhi në “Santiago Bernabeu”, futbollisti belg pranoi sfidën më të madhe në karrierën e tij.

Hazardi njihet për driblimet e tij fantastike dhe krijimin e rasteve të golit për bashkë lojtarët e tij, por, sidoqoftë, Solari konsideron se ai do të ketë një problem, sepse ai do të luajë në të njëjtin pozicion, ku dikur ka luajtur Kristiano Ronaldo, gjë që do të thotë se suksesi ose mossuksesi i tij do të matet sipas golave që ai do të shënojë deri në fund të sezonit.

“Sigurisht që Hazardi do ta zotërojë pozicionin e majtë anësor dhe ai është një lojtar që e bën ekipin të luajë sipas ritmit të tij, por problem për të, do të jetë fakti se ai do të mbulojë vendin që ka lënë bosh para një viti Ronaldo, dhe Reali do të ketë nevojë për golat e tij që të luftojë jo vetëm për titullin e La Ligës, por edhe që të triumfojë në Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampioneve”, deklaroi Solari.

Related posts

“MË MJAFTON NJË GRUSHT DHE E BËJ PËR SPITAL”/ Kërcënohet McGrego (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Belgjika e kthen në festë kundër Tunizisë, shënon golin e pestë

Sadik.Autor

NBA/ Lakers me ritmin e kampionit, fitojnë edhe Clippers e Toronto

Delo.autor

Leave a Comment