Futboll Sport

TRIUMFON ME GOLEADË/ Real Madrid “shpartallon” Fenerbahce në “Audi Cup”

Reali i Madridit fitoi me goleadë, me shifrat 5-3 ndaj Fenerbaçes, ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë, në turneun “Audi Cup”, që po mbahet në “Alianz Arena”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim me shifrat 2-2. Në fillim ishin turqit që kaluan në avantazh me Rodriges që në minutën e gjashtë, por ekipi i Zidan përmbysi me një dopietë të Benzemas, në minutat 12 dhe 27. Gjithsesi, ishte Dirar që barazoi në minutën e 35-të, në aksionin ku pasimin final për të, e dha sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, edhe pas shumë zëvendësimesh, ishte Reali që ia doli të vendoste diktatin e tij në këtë sfidë. Benzema shënoi të tretin personal dhe për ekipin, në minutën e 53-të, por vetëm gjashtë minuta më pas, Tufan barazoi sërish për Fenerbaçen.

Gjithsesi, për t’i dhënë fitoren Realit, erdhën në ndihmë golat e Naços dhe Marianos, përkatësisht në minutat 62 dhe 80.

Related posts

E ARDHMJA E SOLSKJAER/ “Djajtë e Kuq” paguajnë norvegjezët e Molde për prishjen e kontratës, ja shifra e çmendur

Delo.autor

TIFOZËT SURPRIZOJNË SKUADRAT PARA DERBIT/ Milan pritet me motorë ndërsa “Zikaltërit” me flamuj (VIDEO)

Delo.autor

MESSI nuk luan/ Fanella me numrin 10 bëhet “off limits” tek kombëtarja e Argjentinës

Isa.Autor

Leave a Comment